Çudira në futbollin kosovar, Prishtinën nuk e lejojnë të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2018 | 14:55

Çudira në futbollin kosovar, Prishtinën nuk e lejojnë të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri”

Çudira në futbollit kosovar, ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit, nuk do të zhvillohet ditën e sotme, ashtu siç ishte planifikuar. Ky takim ishte caktuar të luhej në orën 19:45, por vetëm pak orë para startit, Ministria e Sportit të Kosovës, nuk i ka dhënë lejë Prishtinës që ta luajë këtë takim, pasi ende nuk është bërë pranimi teknik i stadiumit “Fadil Vokrri”.

39066575_2033754129968629_5127657615270084608_o-1-696x392

Federata Kosovare e Futbollit ka njoftuar klubet për këtë vendim dhe takimi do të zhvillohet në një stadium tjetër. Dita dhe vendi nuk janë përcaktuar ende.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"