VIDEO/ Çudia te Kastrioti-Vora, 4 penallti për 10 minuta. Shikoni momentin e veçantë kur rrëzohet arbitri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2020 | 10:24

VIDEO/ Çudia te Kastrioti-Vora, 4 penallti për 10 minuta. Shikoni momentin e veçantë kur rrëzohet arbitri

Edhe pse luajti në mesjavë me Tiranën, Kastrioti shfrytëzoi pushimin në kampionat me një miqësore ndaj Vorës. Në ndeshjen e luajtur në Kamzë u bënë protagonistë arbitrat, teksa kryesori Besmir Lesaj në harkun e 10 minutave akordoi plot 4 penallti, 3 prej tyre për Vorën dhe 1 për Kastriotin.Kastrioti

Të gjitha penalltitë u kthyen në gola nga Marku për krutanët dhe Mziu, Deliallisi dhe Sadiku për Vorën. Ndeshja pati edhe gola të tjerë dhe u mbyll me rezultatin 3-4. Mehmeti shënoi një eurogol nga rreth 30 metra për Kastriotin, ndërkohë që shënuan edhe Daci e Lamçe.

Vora e nis mirë ndeshjen, duke tentuar kuadratin e Selacit, por pa rrezik. Krutanët reagojnë me Bardhin, por edhe ai nuk shënon. Në të 20- ën ka një ndërhyrje të parregullt në dëm të Mziut dhe penallti e kthyer në gol nga vetë lojtari i Vorës. Çela ka rastin të barazojë, por shtylla i mohon golin. Në të 24-ën ka penallti për Kastriotin, gjuan saktë Marku dhe 1- 1. Pas 4 minutash, kryesori sinjalizon jep një tjetër penallti për miqtë, që kthehet në gol nga Deliallisi dhe 1-2.

Pas fillimit të lojës dhe humbjes së topit nga Xheka, Vora shkon në zonën e krutanëve dhe ka sërish ndërhyrje të gabuar dhe penallti, e 4-ta për 10 minuta. Ekzekuton Sadiku dhe 1- 3. Në pjesën e dytë rezultati ngushtohet nga Mehmeti në 2-3, më pas Daci barazon 3-3, por në shtesë Lamçe shënon golin e fundit, duke i dhënë fitoren Vorës.

Një episod i veçantë dhe qesharak, ka qenë edhe momenti kur një nga anësorët është rrëzuar gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"