Postuar: Shtator 17, 2018 | 19:33
Çudia shqiptare “merr dhenë”, padia e Panuçit ndaj Nishanit pasqyrohet edhe nga media amerikane
Lajmi i bujshëm i publikuar pak ditë më parë, se trajneri i Kombëtares Shqiptare, Kristian Panuçi kishte paditur në gjykatë ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanin, ka bërë bujë edhe në mediat e huaja.
Dhe në fakt, është prestigjiozja amerikane, “Washington Post”, e cila i ka kushtuar një artikull, i cili në versionin online vjen me titullin “Trajneri i Shqipërisë, Panuçi, padit ish-presidentin e vendit.”
Ky është rasti i parë që një trajner i Kombëtares padit një politikan apo një figurë të njohur të vendit në Shqipëri.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"