ÇUDIA/ Po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Lestërin, Vardi rrezikon të mos shkojë në Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 12:24

ÇUDIA/ Po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Lestërin, Vardi rrezikon të mos shkojë në Europian

Xhemi Vardi është duke bërë një sezon të shkëlqyer. Sulmuesi i Lestërit është golashënuesi më i mirë i Premier Ligës (17 gola), megjithatë kjo mund të mos mjaftojë për ta bindur trajnerin e kombëtares angleze, Garet Sauthgejt, për ta marrë në Europian. 

vardi

Sipas “The Athletic”, aktualisht ka tre sulmues favoritë për të marrë ftesën në finalet e turneut të verës përpara 33-vjeçarit: Temi Abraham (Çelsi), Deni Ings (Sauthempton) dhe Dominik Kalvert-Ljuin (Everton).

Pra, si zëvendësuesin e kapitenit Herri Kejn, i cili pritet të rikthehet në fushë në prill, në rast se nuk do të ketë një emergjencë dëmtimesh, Sauthgejt nuk pritet të thërrasë bomberin e “Dhelprave”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"