Çudia në ndeshjen Belgjikë-Marok, portieri del dhe këndon himnin e pastaj… zëvendësohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2022 | 15:05

Çudia në ndeshjen Belgjikë-Marok, portieri del dhe këndon himnin e pastaj… zëvendësohet

Një episod i çuditshëm ka ndodhur sot pak çaste para fillimit të ndeshjes mes Belgjikës dhe Marokut në Botërorin 2022. Portieri titullar i Marokut, Bono, është zëvendësuar vetëm pak sekonda para fillimit të sfidës në mënyrë shumë të papritur.

sdsdsdsdsdsds

Bono figuronte në rreshtimin titullar të Marokut dhe ai bëri nxemjen e më pas doli në fushën e lojës me shokët e skuadrës. Ai këndoi edhe himnin me pjesën tjetër të ekipit dhe u rreshtua për foton.

Por çuditërisht, pak sekonda më vonë, pasi u hodh shorti për ndarjen e fushës, në terren ishte portieri i dytë i kësaj përfaqësuese, Munir. Nuk dihet ende arsyeja e këtij zëvendësimi të papritur, por FIFA nuk e ka regjistruar si zëvendësim gjatë sfidës por para saj, duke mos i shpërdoruar afrikano-veriorëve mundësinë për të bërë ndryshime gjatë ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"