Çudia në Madrid, pas 18 sezonesh te Reali nuk ka lojtar me “Top të Artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2018 | 16:52

Çudia në Madrid, pas 18 sezonesh te Reali nuk ka lojtar me “Top të Artë”

Pas shitjes së Kristiano Ronaldos te Juventusi, Reali i Madridit nuk ka më asnjë lojtar në organikë që ka fituar “Topin e Artë”. Një situatë disi e çuditshme për kampin madrilen, sepse diçka e tillë nuk ndodhte që prej sezonit 2000-2001, kur Luis Figo u transferua nga Barcelona në Madrid për 61 milionë euro. Që nga ajo ditë dhe deri përpara zyrtarizmit të Ronaldos te “Zonja e Vjetër”, ka pasur gjithmonë të paktën një “Top të Artë” në skuadër.

Cristiano-Ronaldo-889219

Në vitin 2001 deri në 2006, Reali ndoqi politikën për të mos bërë shumë lëvizje në merkato, por për të marrë të paktën një kampion. Në fillim ishte Figo, pastaj më vonë erdhi Zidan, pastaj Ronaldo dhe në fund Ouen, si fitues të “Topave të Artë”. Rastësisht ata ishin të gjithë në sezonin 2004-2005, pasi një vit më vonë Figo u transferua tek Interi dhe Ouen më vonë në Angli. Por fituesit e këtij trofeu individual nuk munguan në “Santiago Bernabeu”.

Në qershorin e vitit 2006, me Ouenin te Njukasëlli dhe me Zidanin që i dha lamtumirën futbollit, Kalderon ishte i zoti që të fitonte shërbimet e lojtarit më të mirë të Botërorit të vitit 2006. Fabio Kanavaro u transferua në Madrid, pasi Juventusi zbriti në Serinë B për trukim ndeshjesh. Në janar ai mori trofeun e “Topit të Artë”. Deri në atë kohë e kishte ruajtur nderin madrilen Fenomeni Ronaldo, i cili e kishte fituar “Topin e Artë” në vitin 2002, por në vitin 2007 ai u largua drejt Milanit. Në atë kohë, Kanavaro ishte i vetmi që kishte fituar çmimin më të madh individual për një lojtar në kampin madrilen.

topat e arte

Dhe pati nderin që ta ruante për tre vitet e ardhshme. Epoka Ronaldo- Në 30 qershor të vitit 2009, Fabio Kanavaro i dha fund aventurës me madrilenët, por Florentino kishte arritur marrëveshjen për transferimin e dy yjeve të futbollit në atë kohë. Madje, dy fitues të “Topit të Artë”: Rikardo Kaka dhe Kristano Ronaldo.

Kaka qëndroi 4 vite në Madrid, ndërsa historia e Ronaldos është e njohur tashmë. Në nëntë vitet e fundit ai u shndërrua në një nga lojtarët më të mirë të historisë së klubit dhe fitoi 4 “Topa të Artë” të tjerë. Me largimin e tij, në skuadër nuk ka më “Topa të Artë”, edhe pse për pak muaj mund të jetë dikush. E vështirë, por Luka Modriç dhe Rafael Varan ëndërrojnë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"