Çudia në Kupën e Botës, futbollisti i Francës luajti 41 minuta me varëse në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 21:09

Çudia në Kupën e Botës, futbollisti i Francës luajti 41 minuta me varëse në fushë

Në Kupën e Botë gjithçka mund të ndodhë e nuk duhet neglizhuar në asnjë aspekt. Edhe pse e di se ka të bëjë me profesionistë, arbitri Hezus Valencuela dhe asistentët e tij kanë bërë një gabim duke mos kontrolluar si duhet lojtarët për ngjyrat e përdorura dhe bizhuteritë.

_medium

Si në rastin e Zhyl Kundes, që për 42 minuta qëndroi në fushë me një zinxhir në qafë. Mbrojtësi ishte i fokusuar te ndeshja dhe e ka harruar varësen për të cilin kryesori venezuelian është vënë në dijeni për vetëm në minutën e 41-të të takimit kur 24-vjeçari po ekzekutonte një rivënie anësore.

resize

Pikërisht vrojtuesi i ka vënë në dukje arbitrit. Dihet që varëset, byzylykët e unazat janë në listën e objekteve të ndaluara dhe arbitri ka vrapuar t’i kërkojë Kundesë që ta heqë. Duke parë veprimin e lojtarit ai mund të gjobitet, teksa përjashtohet mundësia e ndonjë sanksioni më të rëndë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"