Çudia në konferencën për shtyp, futbollisti i SHBA-së pyetet për pen*sin e Pulisiçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2022 | 12:29

Çudia në konferencën për shtyp, futbollisti i SHBA-së pyetet për pen*sin e Pulisiçit

Konferencat për shtyp dihet që përmbajnë pyetje provokuese, por ajo që ka ndodhur me një mbrojtës të Shteteve të Bashkuara është një përzierje mes humorit dhe seriozitetit.

aa780150-0b91-46fc-aaf8-fee1e6a796eb

Duke marrë spunto nga dëmtimi i Kristian Pulisiçit në golin e fitores kundër Iranit, një gazetar e ka pyetur Uoker Zimermanin mbi gjendjen e shokut të tij të skuadrës.

“Si është penisi i Pulisiçit” ishte pyetja që shkaktoi hilaritet në sallën e konferencave.

Po aq komike edhe përgjigjja e mbrojtësit të Neshvillit në kampionatin amerikan.

“Po mirë duket, Kristiani është mirë me një fjalë”.

Gjithçka ka kaluar me tone humori pavarësisht se ndeshja e sotme përbën një moment historik për Shtetet e Bashkuara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"