ÇUDIA/ Mbrojtësi pranon incidentin, dëmtoi qëllimisht shokun për t’u grumbulluar nga Klopi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2020 | 23:42

ÇUDIA/ Mbrojtësi pranon incidentin, dëmtoi qëllimisht shokun për t’u grumbulluar nga Klopi

Ish-lojtari i akademisë së Liverpulit, Tom Bruit, ka pranuar se ai ka dëmtuar qëllimisht një shok skuadre për të fituar një vend në skuadrën e parë të Klopit.

_114934123_brewitt2

Bruit, i cili sezonin e shkuar luajti për Morkamb përpara se të lihej i lirë këtë verë, thotë se ai ishte i dëshpëruar për të debutuar me “Reds”-at, pasi ekipi i parë kishte një krizë dëmtimesh gjatë sezonit 2015-’16. Klop ishte në sezonin e tij të parë në “Anfield” dhe do të hidhte sytë nga ekipi i të rinjve.

Por, për t’u grumbulluar nga trajneri gjerman, Bruit kishte konkurrencën e mbrojtësit Daniel Kliri. “Do ta bëja me çdo kusht. Edhe nëse do të dëmtonte dikë apo do të prishja marrëdhënien që kisha me shokun, unë e kisha vendosur. Isha i dëshpëruar për të luajtur me Liverpulin, – tregon kapiteni i “Reds”-ave në “FA Youth Cup”. – Jyrgen e dinte që kishte një krizë dëmtimesh dhe ai do të luante me Hoze Enriken në qendër të mbrojtjes dhe do të rikthente Tiago Ijorin nga huazimi.

GettyImages-460209746

Nuk e dinim këtë deri në javën e parë të janarit, kështu që deri në dhjetor ose unë, ose Den Kliri, i cili sipas meje ishte i zgjedhuri, do të debutonim me ekipin e parë. Unë dhe Den shkonim shumë mirë, për të thënë të vërtetën, por unë i dhashë fund asaj shoqërie. E vendosa dhe gjatë ndeshjeve të dhjetorit iu vura pas në stërvitje për ta dëmtuar. Nuk doja ta dëmtoja rëndë, por mjaftueshëm sa për të më hapur vendin.

tom-brewitt

Një javë përpara ndeshjes me Ekseterin i ndërhyra ashpër. E bëra me qëllim dhe nuk jam krenar. Më vjen turp. Pati një sherr pas saj. Për reagimin e tij të ashpër ai u dërgua në dushe. Për dy javë ishte me paterica”. Por karma vendosi drejtësinë, me Bruitin, i cili pak ditë më vonë pësoi një lëndim në kokë që e la jashtë ndeshjes me Ekseterin. Dhe ëndrra e tij përfundoi aty. Ai nuk luajti kurrë për ekipin e parë të Liverpulit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"