Çudia, Kombëtarja me 6 mbrojtës në fushë pas minutës së 65-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2018 | 14:09

Çudia, Kombëtarja me 6 mbrojtës në fushë pas minutës së 65-të

Mendoni për një moment ta nisin lojën njëkohësisht lojtarë si Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Veseli, Ajeti dhe Memolla! Gjashtë mbrojtës në fushë dhe për më tepër kur rezultati ishte 0-3 për Ukrainën.

kombetarja

Kjo ndodhi dje me Shqipërinë, teksa trajneri Kristian Panuçi i habiti të gjithë, kur pas minutës së 65-të, krahas katërshes që e nisi nga minuta e parë në mbrojtje, me Hysajn dhe Veselin nga krahët, si dhe Mavrajn e Gjimshitin në qendër, Panuçi hodhi në fushë edhe Memollën e Ajetin.

Dexza32WAAE3PbU-e1528041996731-780x439

Ky i fundit luajti në rolin e një mesfushori shkatërrues, një pozicion që e ka bërë në disa ndeshje me Krotonen në Serinë A, falë zgjedhjes së Valter Zengës. Megjithatë, duket disi absurde që kur je në humbje 0-3, të mbipopullosh skuadrën me mbrojtës dhe për më tepër të largosh nga fusha Lilajn, i cili deri në ato momente, ishte ndër më të lëvizshmit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"