Çudia, Hamburgu i ofron 1500 litra birrë Këlnit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2018 | 15:00

Çudia, Hamburgu i ofron 1500 litra birrë Këlnit

Në Gjermani, tifozët e Hamburgut kanë gjetur një mënyre të veçantë për të stimuluar një skuadër për të luajtur drejt, edhe pse kjo e fundit ka rënë matematikisht nga Bundesliga. Bëhet fjalë për Këlnin që luan në transfertë me Volfsburgun, e cila ndodhet në ujëra të trazuar të rënies nga kategoria.

FBL-GER-BUNDESLIGA-COLOGNE-HAMBURG

Klubi i Hamburgut dhe tifozët e tij i kanë ofruar 1500 litra birrë Këlnit dhe tifozëve në rast se ata arrijnë të ndalojnë qoftë edhe në një barazim skuadrën rivale për mbijetesë, Volfsburgun. Ndeshjet do të luhen ditën e sotme në orën 15:30. Ndaj, gjithë sytë janë fokusuar e përballjet e mbijetesës, ku Hamburgu rrezikon seriozisht rënien nga Bundesliga.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"