Çudia/ Gripi pushton Dortmundin, lojtarëve u ndalohen… përqafimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2019 | 11:57

Çudia/ Gripi pushton Dortmundin, lojtarëve u ndalohen… përqafimet

Një vendim ekstrem është marrë nga drejtuesit e skuadrës së Borusia Dortmund, e cila ka fituar vetëm 2 nga 8 ndeshjet e fundit. Por duket se tersi për verdhezinjtë nuk përfundon këtu. Një grip ka pushtuar skuadrën duke prekur shumicën e lojtarëve, të cilët do të luajnë sot ndeshjen e Kupës së Gjermanisë ndaj Gladbahut.

dortmundi

Pas Rojs dhe portierit Byrki, tani duket se gripi ka prekur dhe Mario Gëcen. Kjo i ka detyruar drejtuesit të marrin masat e para për të parandaluar një epidemi masive. Kështu në stërvitjet e dy ditëve të fundit, lojtarëve u ndalohet të kenë kontakt, qoftë ky përqafim, takim me duar dhe puthje.

FAVRE DO KUALIFIKIMIN

Verdhezinjtë do të presin sot në mbrëmje në shtëpi skuadrën e Gladbah. Dy Borusiat do të ndeshen për herë të dytë në dy javë duke luajtur para disa ditësh për kampionat. Një sfidë që u fitua nga Dortmundi me rezultatin 1-0 me gol të shënuar nga kapiteni Marko Rojs. Por për trajnerin Lusien Favre këtë herë do të jetë ndryshe.

favre

“Vijmë nga disa rezultate jo të mira. Duam të kualifikohemi në turin tjetër, ndaj kërkoj nga skuadra përqendrim maksimal. Të gjithë i kanë sytë nga ne. Presioni është i madh, por ne jemi Dortmundi dhe duam të shkojmë në finalen e Berlinit. Gripi? Është përhapur shpejt (qesh). Por kemi marrë masat e duhura dhe nesër (sot) do të jemi në gjendje të mirë”, tha trajneri. Sfida Dortmund-Gladbah është cilësuar nga i gjithë opinioni publik si një finale e parakohshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"