Çudia e Shulkut me titullin, harron që ia hoqi… Etika

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 23:12

Çudia e Shulkut me titullin, harron që ia hoqi… Etika

Komisioni i Etikës në FSHF mori një vendim më 23 qershor të këtij viti për t’i hequr titullin kampion klubit të Skënderbeut. “Deklarimin fajtor të klubit Skënderbeu për komplotim në influencimin e rezultateve të ndeshjeve në kundërshtim me etikën sportive për sezonin 2015-2016; Heqjen e titullit kampion për sezonin 2015-2016; Dënimin e Skënderbeut me gjobë në masën 2 milionë lekë të reja; Dënimin e Skënderbeut me zbritjen e 12 pikëve nga klasifikimi për sezonin 2016-2017”, thuhej ndër të tjera në vendimin e Etikës.

Shulku

Mirëpo, çudia e madhe vjen nga vetë sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili dy ditë më parë, për të njëjtën çështje, deklaroi se komisionet e FSHFsë do të marrin një vendim. “Partizani ka sjellë një kërkesë, mendoj se do ta shqyrtojnë komisionet përkatëse, nëse i takon ai titull apo jo. Siç e dini, titullin e ka marrë Skënderbeu, por ka marrë një penalitet nga komisionet e UEFA-s dhe mendoj se komisionet e FSHF-së do të marrin një vendim nëse i takon ky titull Partizanit apo do të ngelet vakant.

Pra, vendosin Komisionet e FSHF-së, ato të UEFAs nuk kanë lidhje”, ka thënë Shulku duke e bërë një “çorap” të vërtetë këtë çështje, në një kohë që Etika ka dhënë një vendim dhe sekretari thotë që s’ka çfarë pritet nga komisionet e UEFS-s

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"