Çudia e Kristal Abazajt, u shit nga Skënderbeu, por nuk luajti asnjë ditë te korçarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2018 | 19:35

Çudia e Kristal Abazajt, u shit nga Skënderbeu, por nuk luajti asnjë ditë te korçarët

Ndodh edhe kështu. Kristal Abazaj nuk iu bashkua për asnjë moment fizikisht Skënderbeut dhe klubi korçar nuk investoi asgjë për rritjen dhe përmirësimin e cilësive të tij, por ama falë një bashkëpunimi me Luftëtarin, bëri një biznes të pastër me talentin.

Abazaj

Fakti që nuk ka asnjë garanci për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve të Skënderbeut në sezonin e ri, duke qenë se është dënuar nga UEFA me 10 vite përjashtim, ndoshta ka nxitur drejtuesit korçarë që lëvizjen e lojtarit ta bëjnë më shpejt nga sa parashikohej. Fillimisht mendohej që Abazaj të luante në Europë me Skënderbeun dhe më pas të shitej jashtë vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"