Çudia e FSHF-së, kthen Enea Jorgjin në duelin problematik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2017 | 11:57

Çudia e FSHF-së, kthen Enea Jorgjin në duelin problematik

Federata Shqiptare e Futbollit “godet” sërish duke befasuar me gjyqtarët e përcaktuar në ndeshjen Flamurtari – Luftëtari, një përballje kjo që pati mjaft polemika për sa i përket gjykimit në sezonin e kaluar.

Jorgji

Ishte pikërisht Enea Jorgji me asistentët Emigers Ganxhin dhe Rudin Preçën që në ndeshjen e 16 prillit të zhvilluar në Gjirokastër vendosën takimin me një penallti jashtë zone të akorduar në favor të vlonjatëve në minutën e 90-të.

Enea-Jorgji

Do të jetë përsëri kjo treshe, me kryesor Jorgjin dhe asistentët Ganxhin dhe Preça që do të vendosin “drejtësi” në takimin që do të luhet ditën e sotme në orën 17:00 në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës.

Luftetari Flamurtari

Kujtojmë që drejtuesit gjirokastritë në fund të ndeshjes së sezonit të kaluar deklaruan se ndiheshin të vjedhur nga Enea Jorgji dhe kjo vjedhje sipas tyre erdhi për motive politike për të ndihmuar ekipin e Flamurtarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"