Çudia e FSHF-së, derbi i moshave në të njëjtën orë me Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 15:30


Çudia e FSHF-së, derbi i moshave në të njëjtën orë me Superioren

Si zakonisht ngatërresa ka, por kaq të trasha nuk mund të ketë. Tirana dhe Partizani U-19 luajnë sot në të njëjtën orë me ndeshjen Dinamo-Tirana, me ndryshimin e vetëm që fusha është Peza.

FSHF

Një naivitet i FSHF-së. Është normale që tifozët, por edhe drejtuesit e dy skuadrave mund të kishin dëshirë ta shihnin këtë ndeshje derbi të moshave. Si zakonisht moskoordinimi i koordinuar i federatës ka sjellë rrëmujën.

Te Tirana dhe Partizani të gjithëve u qante zemra të shihnin derbin e vogël. Madje, në klub mbërriti vetë Refik Halili për të organizuar punët. Gjysma e zyrtarëve janë fokusuar te ndeshja e Pezës, ndërsa Dinamoja shihet vetëm si një formalitet që duhet kaluar.

PANORAMASPORT.AL