Çudi tek Ada, 5 gola i shënon lojtari me këmbë me probleme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2015 | 19:47

Çudi tek Ada, 5 gola i shënon lojtari me këmbë me probleme

Ada BAda B ka shpërthyer në ndeshjen e djeshme, teksa ka mundur me rezultatin 6-1 Drini FK. Ka qenë një ndeshje e bukur dhe “fair play”.

Deri në minutën e 38-të, të dyja skuadrat kanë zhvilluar një lojë pothuajse të barabartë, kur në të 18-ën Aldi Frroku godet traversën për Adën, por nuk kanë munguar dhe aksionet individuale të Belbës te Drini, derisa në të 38-ën ka ardhur dhe goli i parë i shënuar nga Përndreca.

Në fraksionin e dytë, loja bëhet më e hapur, ku shënohen edhe 5 gola të tjerë që mbajnë për autor 4 herë Valter Përndrecën. Është e çuditshme që një lojtar me këmbë me probleme të shënojë 5 gola në një ndeshje. Golin e 6- të për Adën e shënoi Ardi Frroku.

Ndërsa në fund, në sajë të një krosimi nga këndi, Shehu ka goditur me kokë duke shënuar golin e “nderit” për Drinin. Kështu Ada B merr tri pikët.

ADA B – DRINI FK 6-1
GOLAT: Përndreca 38′, 52′, 77′,80′, 84′, Ar.Frroku 75′ / Shehu86′
ADA B: A.Nikolli, T.Nikolli, Lekvukaj,Ndoj (Pali 58′), Kola,Marku (Shkreli 46′), Përndreca,Gjini, Aldi Frroku, Ardi Frroku,Mirashi (Marrashi 53′).
Trajner: Besnik Ndoj
DRINI FK: Merkohasanaj, Kola,Gengo, Sula, Ndreu, Shehu,Birhani, Belba, Hasanago,Turhani, Hoxha.
Trajner: Alfred Kola
GJYQTARË: R.Dobruna,A.Bixhi, F.Shkëmbi (Tiranë);
DELEGAT: Sajmir Brahja(Tiranë)

Përgatiti: A.Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"