Çudi në Patos, gjyqtari Sheko u dhuron lule lojtarëve: Futbolli duhet të na bashkojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2018 | 12:54

Çudi në Patos, gjyqtari Sheko u dhuron lule lojtarëve: Futbolli duhet të na bashkojë

Albpetroli luan “tenis” me Memaliajin. Pa tosarakët nuk kanë mëshirë duke shkatërruar 6-0 skuadrën mike dhe vazhdojnë të jenë në ndjekje të Elbasanit dhe Orikumit. Një sfidë e kontrolluar plotësisht nga vendësit, ndërsa miqtë janë inekzistentë. Vendësit kanë rrezikuar që në minutat e para të takimit me Hyskën.

Gjyqtari2

Në të 7-ën, patosarakët fitojnë një penallti dhe Hyska nuk gabon nga pika e bardhë, 1-0. Kundërpërgjigjen miqtë me Himën, por ai gabon para portës. Albpetroli dyfishon në të 27-ën me Çaushin. Në të 30-ën, kapiteni Hidersha gjuan nga distanca, portierit mik i rrëshqet topi nga duart dhe 3-0. Në të 62-ën, Hëna shënon golin e katërt dhe më pas Kapo e A.Prifti vulosin goleadën.

Gjyqtari3

E VEÇANTA – Gjesti që ka habitur të gjithë përpara ndeshjes së djeshme ka ardhur nga gjyqtari vlonjat, Kleanto Sheko. Në kulmin e akuzave ndaj arbitrave që nga Superiorja e deri te kategoritë inferiore, arbitri kryesor ka menduar që të zbusë disi situatën. Para ndeshjes, ai u ka kërkuar lojtarëve të të dyja ekipeve të hyjnë në fushë me nga një lule në dorë.

Albpetroli

“Kjo është një nismë e imja personale si një shenjë që takimi do të jetë një ‘fair play’ i vërtetë. Ekipet do të shkëmbejnë lule me njëritjetrin. Futbolli duhet t’i bashkojë njerëzit dhe jo t’i ndajë. Kam vendosur që, në çdo gjykim timin, ky të bëhet si një ritual”, ka thënë Sheko për gazetën.

AMARILDO GROPA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"