Cuculi: Krenari të jesh kapiten i Kukësit, ende nuk kam parë një ekip më të mirë se ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 21:14

Cuculi: Krenari të jesh kapiten i Kukësit, ende nuk kam parë një ekip më të mirë se ne

Lojtari i ndeshjes mes Teutës dhe Kukësit, u shpall mbrojtësi i verilindorëve, Ardian Cuculi, i cili këtë takim mbajti edhe shiritin e kapitenit, dhe në intervistën për Supersport ai u shpreh:

cuculi

I kënaqur për fitoren?

Normale, nuk është e lehtë të fitosh ndaj Teutës në Durrës, veçanërisht këtë sezon që kanë bërë një ekip shumë të mirë. I përgëzoj për atë që kanë ndërtuar. Ne fituam, dhe jemi të kënaqur.

Mesazh për rivalët që jemi ne për kampion?

Normalisht, ne luftojmë për kampion. Oreksi vjen duke ngrënë. Ne ishim ekip i ri, dhe duhej të lidheshim më shumë. Jemi me këmbë në tokë, por tashmë jemi në rrugën e mbarë.

Lojtarët me eksperiencë do bëjnë ndryshimin në këtë kampionat…

Normale, nuk mund t’i kërkojmë më shumë përgjegjësi çunave 19 apo 20 vjeç. Ne bëmë detyrën tonë, dhe i ndihmuam të gjithë shokët. I uroj suksese Shkëmbit te Teuta, dhe shpresoj të jenë në Kupat e Europës.

Kush është ekipi më i mirë se Kukësi?

Akoma nuk e kam parë një ekip të tillë.

Shiriti i kapitenit…

Është një privilegj i madh, por edhe përgjegjësi. E kam mbajtur te Partizani apo edhe te Shkëndija, por mendoj se është një krenari dhe përgjegjësi për të dhënë më shumë në fushë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"