Cuculi: Këtë trofe ia dedikoj të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 18:29

Cuculi: Këtë trofe ia dedikoj të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës

Mbrojtësi Ardian Cuculi ishte një nga protagonistët kryesorë të triumfit të Shkëndijës. Në një prononcim për “Supersport” ishi i Partizanit ia dedikon këtë sukses të gjithë tifozëve shqiptare anë e mbanë botës.

Cuculi

“Ky sezon ka qenë shumë i bukur, gjithë viti ka qenë shumë i suksesshëm. Kemi bërë 30 fitore dhe mbi 100 gola. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në futbollin e Maqedonisë kjo diferencë, jemi të lumtur që bëmë krenar çdo shqiptar. Sezonet e mëparshme ishin për tu harruar. Një pakujdesi e vogël në momente të veçanta.

Jemi krenar për suksesin e këtij viti, shpresojmë të vazhdojmë edhe në Europë. Këtë trofe ia dedikoj familjes sime dhe gjithë tifozëve shqiptarë anë e mbanë botës. Do bëjmë pak pushim për të rikuperuar forcat dhe për të bërë tifozët më krenarë në Europë”, u shpreh Cuculi për “Supersport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"