Cuculi: Jam stërvitur me një ekip në lagje, ja çfarë duhet të bëjë Kukësi për të fituar kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 19:15

Cuculi: Jam stërvitur me një ekip në lagje, ja çfarë duhet të bëjë Kukësi për të fituar kampionatin

Ardian Cuculi u rikthye në Kategorinë Superiore, për të veshur fanellën e Kukësit. Në prononcimin për “Supersport” mbrojtësi foli për barazimin në sfidën e sotme. 31-vjeçari tregoi se çfarë duhet të bëjnë verilindorët për të fituar kampionatin.

cuculi-499x280

Rikthimi në Superiore, si e gjete dhe si e le?

Ishte një ndeshje e rëndësishme, ndeshje e rëndë, me një vapë të madhe. Lodhja bëri të vetën. Nuk e prisnim të ndëshkoheshim me goditje standarde, pasi kemi lojtarë shtatlartë. Futbolli kështu e ka, duhet të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme.

A e ka Kukësi skuadrën për tu shpallur kampion?

Është herë të themi këtë gjë. Drejtuesit kanë punuar, për të sjellë freskinë në çdo repart. Ne duhet të bëjmë punën tonë dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë.

Çfarë duhet të bëjë Kukësi që në fund të fitojë kampionatin?

Kukësi duhet të përkushtohet maksimalisht në çdo ndeshje. Sulmuesit duhet të shfrytëzojnë çdo hapësirë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të mos neglizhojmë. Sulmuesit duhet të kishin shënuar 2 herë

Në çfarë gjendje fizike je?

Mu deshën 15 minuta të adoptohesha. Jam stërvitur me trajner personal dhe te një ekip afër lagjes. Më duhet edhe pak kohë, për të kapur 100 %.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"