Cuculi i bindur: Me Tiranën kthejmë “faqen”, dua të dal kampion me Kukësin, ashtu si me Shkëndijën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 20:37

Cuculi i bindur: Me Tiranën kthejmë “faqen”, dua të dal kampion me Kukësin, ashtu si me Shkëndijën

Afrimi i kësaj vere te Kukësi, mbrojtësi Ardian Cuculi, shprehet në një intervistë për Supersport, se verilindorët nuk kanë marrë aq sa kanë merituar në fushën e lojës, dhe se ndaj Tiranës, do të jetë pika e kthesës për të besuarit e Cungut.

cuculi

SITUATA – “Dy ndeshje 1 pikë është pak për një klub që pretendon të jetë në maja, pse jo të marrë edhe titullin kampion. Por, duhet të dalim sa më shpejt nga kjo situatë, të gjithë të bashkuar. Dhamë shenja të mira në Vlorë, edhe pse u ndëshkuam nga një episod i vogël. Tani, në ndeshjen e ardhshme do marrim edhe pikët. Kemi luajtur mirë, por në futboll rëndësi kanë pikët.”

TIRANA – “Këto ndeshje janë delikate, shumë të vështira. Të gjitha ekipet pak a shumë kanë kualitet të njëjtë, dhe ata që shfrytëzojnë episodet e vogla do fitojë. Shpresoj se këtë radhë do bëjmë më së miri detyrën tonë, dhe ne të ecim përpara, të marrim fitoren e parë, dhe të qetësojmë situatën, pasi kemi edhe pushimin prej ndeshjeve të kombëtares.

KUKËSI SI SHKËNDIJA? – “Janë dy kampionate të ndryshme, këtu ka më shumë grintë dhe luftë. Kampionati është më i egër, pasi ekipet janë të gjitha të barabarta pothuajse. Te Shkëndija kam kaluar një pjesë të karrierës, dhe i uroj suksese çunave atje. Me Kukësin, do doja të dilja kampion si me Shkëndijën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"