“Ç’punë bën ti?”, Gjici heq njeriun më të besuar të Milinkoviçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2017 | 9:31

“Ç’punë bën ti?”, Gjici heq njeriun më të besuar të Milinkoviçit

Kukësi, pas tri fitoreve radhazi, barazoi ndaj Vllaznisë në “Zeqir Ymeri” në një ndeshje që i duhet ta fitonte me çdo kusht. Ky barazim zemëroi presidentin Gjici, i cili shfaqi hapur zhgënjimin e tij në mbledhjen që zhvilloi me stafin, që nuk kaloi pa pasoja. Gazeta zbulon prapaskenën se presidenti ka kritikuar ashpër ndihmësin e Milinkoviçit, serbi Marko Jovanoviç.

kukesi

DEBATI – Numri një i klubit i ka thënë se nuk e dinte çfarë pune bënte ai dhe se përse e merrte rrogën. Sakaq, Jovanoviç nuk i priste këto kritika. Menjëherë, i ofenduar nga ajo çka tha Gjici, i komunikoi se ai nuk e ka problem të largohet nga Kukësi nëse presidenti nuk e do.

Kreu i klubit ka bërë me dije se trajnerit Milinkoviç i mjaftojnë dy ndihmës dhe nuk ka arsye që të mbajë tre të tillë. Aq më tepër se Jovanoviç merrej specifikisht me analizat e ndeshjeve, apo anën teknike të ekipit.

MBLEDHJA – Gjici e filloi mbledhjen në ambientet e barit të klubit me stafin në orën 09:00 të mëngjesit, ku më pas u zhvillua edhe debati me ndihmësin e trajnerit Milinkoviç

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"