‘COVID’ nuk i ndahet klubit të madh europian, numri i të infektuarëve shkon në 19. E pëson dhe ish-mbrojtësi i Mançester Sitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 17:52

‘COVID’ nuk i ndahet klubit të madh europian, numri i të infektuarëve shkon në 19. E pëson dhe ish-mbrojtësi i Mançester Sitit

Benfika po përballet me një situatë tepër të vështirë prej përhapjes së koronavirusit në klub. Ditën e sotme, konfirmohet se janë infektuar dy futbollistët e tjerë, Nikolas Otamendi dhe Nuno Tavares, duke e çuar numrin e personelit të infektuar në 19 persona.
H5_atCgh

Lajmi u konfirmua nga klubi legjendar portugez në faqen zyrtare. Mes lojtarëve dhe stafit teknik të Benfikës rezulton me ‘COVID’ dhe presidenti Luis Felipe Vierira.

Pavarësisht situatës së vështirë të krijuar te “Shqiponjat”, skuadra do të zhvillojë sot takimin e planifikuar për Kupën e Ligës kundër Bragës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"