COVID-i prek Juventusin, Pirlo humb një titullar para sfidës me Lacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2021 | 21:20


COVID-i prek Juventusin, Pirlo humb një titullar para sfidës me Lacion

COVID-19 nuk i ndahet Juventusit. Mesfushori titullar Bentakur ka rezultuar së fundmi pozitiv dhe do të humbasë sfidën ndaj Lacios. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi bardhezi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

rodrigo-bentancur-juventus-serie-a-23092017_smm3mr99outw1045ji8oq790e

“Juventus njofton se pas kontrollove të bëra sipas protokollit në fuqi, Rodrido Bentacur rezultoi pozitiv me COVID-19.

Futbollisti është në izolim dhe nuk ka simptoma. Klubi mbetet në kontakt me autoritetet shëndetësore për zbatimin e protokolleve të parashikuara”, bëjnë me dije kampionët e Serisë A.

Trajneri Pirlo do të duhet të presë që uruguaiani të dalë negativ në testin e radhës, në mënyrë që të bashkohet me skuadrën në stërvitje.

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/