COVID-i e “karantinoi” në Serinë B, Etrit Berisha: Një skuadër e madhe më ka mbetur peng

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 23:30

COVID-i e “karantinoi” në Serinë B, Etrit Berisha: Një skuadër e madhe më ka mbetur peng

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, militon këtë sezon në Serinë B me skuadrën e SPAL-it. Gardiani shqiptar “ngeci” në ligën e dytë italiane, për shkak të situatës së krijuar nga COVID, teksa ishte shumë pranë transferimit te një skuadër e madhe. Në një lidhje telefonike për “Supersport”, Berisha tregon se mos realizimi i këtij transferimi i ka mbetur peng.

berisha-spal-serie-a_1ru8stlm5hk0t10pdfswz476fc

”Serie B është diçka e re për mua. Me siguri që do jetë një sfidë e rëndësishme në karrierën time. Gjithsesi duhet të kthehem aty ku e meritoj. Gjatë merkatos ka patur interesim dhe mundësi transferimi. Dëshira ime nuk është realizuar prej COVID-it. Një skuadër e madhe më ka mbetur peng. Ka patur edhe disa ekipe të tjera që kanë qenë disi më inferiore.

Grupi që kemi patur me Shqipërinë, vështirë se do bëhet ndonjëherë. Kemi shumë lojtarë të rinj që po inkuadrohen. Këto dy ndeshje kemi treguar karakter”, u shpreh Berisha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"