COVID dhe salla frigorifer, basketbolli ul qepenat për një javë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2022 | 13:44

COVID dhe salla frigorifer, basketbolli ul qepenat për një javë

Federata Shqiptare e Basketbollit ka marrë vendimin për të pezulluar të gjitha aktivitetet e e parashikuara duke nisur nga dita e sotme e deri më 28 janar 2022, si pasojë e rasteve të shumta me COVID-19.

fshb

Sfidat gjysmë-finale për të Kupës së Shqipërisë për Meshkuj dhe Femra janë shtyrë për një moment të dytë sipas njoftimit të sotëm nga FSHB.

Gjithashtu janë shtyrë dhe aktivitetet e moshave. Kjo vjen si kronologji e vendimit të fundit të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve për shtyrjen e shkollave, prej situatës së rënduar me COVID-19 dhe sallat shumë të ftohta për shkak të kushteve klimaterike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"