Covid-19 përhapet me shpejtësi, stadiumi i madh kthehet në spital për të luftuar Koronavirusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 22, 2020 | 0:07

Bota FB Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR

Covid-19 përhapet me shpejtësi, stadiumi i madh kthehet në spital për të luftuar Koronavirusin

Koronavirusi ka filluar të përhapet me shpejtësi edhe në Kroaci, ku deri tani regjistrohen 157 raste të prekurish me këtë virus famëkeq.Zagreb-Arena

Pikërisht rastet shtohen nga dita në ditë, duke sjellë kështu që edhe vendet nëpër spitale të plotësohen, duke ditur që numri pritet të rritet edhe në vazhdim.

Për këtë arsye, shteti kroat ka gjetur një mënyrë ideale, për ta përballuar sado pak këtë situatë.

Është vendosur që stadiumi në Kroaci “Arena Zagreb” të kthehet në qendër spitalore.

Kanë filluar që aty të vendosen shtretër të shumtë, në mënyrë që një numër i qytetarëve të vendosen aty.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com