COVID-19 nuk i ndahet PSG-së, edhe 3 raste të reja. Mediat zbulojnë emrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2020 | 10:59

COVID-19 nuk i ndahet PSG-së, edhe 3 raste të reja. Mediat zbulojnë emrat

PSG-ja është njëra prej klubeve që po preket me shpejtësi nga Koronavirusi. Kampionët e Francës dhe nënkampionët e Europës raportuan se kanë rezultuar dhe 3 raste të reja me COVID-19 duke e çuar në 6 numrin e të infektuarëve në skuadrën parizine.
PSG
Nejmar, Di Maria dhe Paredes u raportuan nga mediat franceze si 3 lojtarët e parë të infektuar me virusin e rrezikshëm. Nga ana tjetër, “L’Equipe” pretendon se ka zbuluar dhe 3 futbollistët e tjerë të PSG-së që kanë marrë COVID-19. Bëhet fjalë për sulmuesin Mauro Ikardi, mbrojtësin Markinjo dhe portierin Kejlor Navas.

Megjithatë, PSG-ja nuk ka publikuar asnjë emër të lojtarëe të infektuar. Mendohet se të gjashtë shokët e skuadrës e kanë marrë COVID-19 në Ibiza të Spanjës gjatë pushimeve pas humbjes së finales së Ligës së Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"