Çota braktis Dinamon: Ka probleme financiare, nuk shtyhej më

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2018 | 11:56

Çota braktis Dinamon: Ka probleme financiare, nuk shtyhej më

Dinamo ka bërë një ecuri të mirë gjatë 12 javëve të para të kampionatit në Kategorinë e Parë, Grupi A, pasi ka grumbulluar plot 17 pikë dhe mban vendin e pestë, një pikë më pak se vendi tretë i renditjes.

Kjo ecuri erdhi falë ekipit kompakt që blutë kanë krijuar dhe meritë kanë drejtuesit dhe trajneri Igli Allmuça, i cili afroi disa lojtarë të rinj në skuadër.

mirel cota

Kjo ecuri e mirë u faturohet dhe lojtarëve me eksperiencë te kryeqytetasit si Peqini, Traga, Gjata, Elmazi e pa dyshim sulmuesit Mirel Çota.

Por, kur dukej se Dinamo e gjeti sulmuesin e qendrës që i ka munguar prej disa sezonesh, aty e humbi. Çota tashmë është kthyer në një çështje te Dinamo.

Gazeta zbulon ekskluzivisht se sulmuesi nuk do të jetë më pjesë e Dinamos dhe tashmë ai është i larguar nga ekipi. Vendimi është marrë nga vetë sulmuesi.

dinamo1

Në një prononcim për gazetën, ai deklaron: “Më vjen shumë keq që largohem nga Dinamo, por dihet që problemet financiare më kanë shtyrë ta ndërmarr këtë hap.

I falënderoj shumë të gjithë drejtuesit e Dinamos dhe tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë, por jam i detyruar të largohem. Akoma s’e kam vendosur se ku do shkoj, por kam disa oferta.

Ditën e hënë do të dal në stërvitje me një ekip të ri”, ka përfunduar Çota. Ish-sulmuesi i Tiranës ka luajtur 12 takime me Dinamon këtë sezon, ku ka shënuar vetëm 2 gola, por që i kanë dhënë ekipit gjashtë pikë, një në fitoren ndaj Erzenit 1-0, dhe atë të triumfit po 1- 0 ndaj Besës.

mihani cota

Vërtet futbollisti deklaron që është larguar, por drejtuesit e Dinamos thonë që lojtari nuk largohet dot, pasi ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me klubin.

Kështu, që çdo gjë varet nga klubi, sipas drejtuesve, të cilët njëkohësisht thonë se nuk do t’ia japin lejen e kalimit lojtarit.

Tani mbetet për t’u parë sesi do zgjidhet kjo çështje, e cila ka shumë gjasa të shkojë në Dhomën e Zgjidhjeve të Konflikteve në FSHF nëse klubi nuk i jep letrat futbollistit Mirel Çota.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"