Çoni: Të ruhet “bërthama”, por Luftëtarit i mungojnë futbollistët autoktonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2017 | 19:27

Çoni: Të ruhet “bërthama”, por Luftëtarit i mungojnë futbollistët autoktonë

Ish-kapiteni i Luftëtarit, Arben Çoni, pjesë e skuadrës gjirokastrite nga viti 1988, si dhe një nga më të spikaturit e sezonit 1999-2000, në një prononcim për “Panorama Sport” ka dhënë idenë e tij se si duhet të jetë Luftëtari i sezonit të ardhshëm.

“Si ish-lojtar, por dhe si produkt i shkollës gjirokastrite do të isha për afrimin e lojtarëve vendës, pasi kanë kaluar shumë sezone dhe këta futbollistë i mungojnë Luftëtarit.

Arben Comi

Futbollistët autoktonë mungojnë, por më gëzon shumë krijimi i akademisë së futbollit, frytet e së cilës filluan të shijohen bashkë me përfundimin e sezonit. Fakti që dy ekipet e grupmoshave, para të rinjtë dhe të rinjtë janë në pritje të finaleve me ekipet e tjera që kanë siguruar biletën e Superiores janë tregues të punës së nisur nga klubi i Luftëtarit.

Comi

Pa mbështetjen e presidentit Grigor Tavo, jam i bindur se asgjë nuk do të ishte arritur”, u shpreh 46-vjeçari Çoni, që mendon se për sezonin e ri duhet ruajtur edhe grupi.

“Asgjë nuk do të mjaftonte, nëse sezonin e pritshëm ky grup simpatik do të humbte harmoninë, duke filluar nga lojtarët, stafi teknik me Milinkoviçin në krye.

Luftetari-700x448

Kështu që duhet të ruhet ‘bërthama” e skuadrës që mbylli sezonin, të afrohen lojtarë më kualitativë dhe stafi teknik të marrë vendimet në lidhje me merkaton”, ka përfunduar Çoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"