Çoi Luftëtarin në Europë, por stoli i Hasan Likës nis të dridhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2018 | 18:32

Çoi Luftëtarin në Europë, por stoli i Hasan Likës nis të dridhet

Suksesi historik i Luftëtarit ka pa dyshim edhe meritën e trajnerit Hasan Lika. Ky i fundit e mori skuadrën gjirokastrite në një moment të vështirë, por besoi te grupi i lojtarëve dhe arriti të mbyllte kampionatin në vendin e tretë, duke kompletuar pjesëmarrjen në Ligën e Europës. Mirëpo, në vend që klubi të zyrtarizonte rinovimin e kontratës, kjo gjë nuk po ndodh ende.

hasan-lika

Presidenti Grigor Tavo e cilësoi Likën si komandant në festën e organizuar dy ditë më parë, mirëpo në klubin gjirokastrit nuk konfirmojnë zyrtarisht se Lika do të jetë sërish trajner i Luftëtarit. Vetë Tavo ka thënë se do të bisedojë, duke lënë gjithçka të hapur.

Abazaj Tavo dhe Bregu

Gjithsesi, “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta se klubi është lidhur me një agjenci menaxhimi lojtarësh, e cila kërkon t’u imponojë drejtuesve edhe caktimin e trajnerit, që logjikisht do të ishte i huaj dhe jo shqiptar. Megjithatë, ende nuk mund të flitet për diçka konkrete, derisa palët të qartësojnë situatën.

lika

Për momentin rinovimi mbetet në ajër dhe nuk ka asnjë garanci, kështu që nuk është aspak çudi që trajneri Lika ta mbyllë këtu aventurën me Luftëtarin, e cila rezultoi super e suksesshme, duke e mbyllur në vendin e tretë dhe pjesëmarrje në Europë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"