Çoçlli: Luftëtari e “masakroi” Kukësin. Është për të ardhur keq…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 14:46

Çoçlli: Luftëtari e “masakroi” Kukësin. Është për të ardhur keq…

Një ditë pas barazimit 0-0 me Kukësin, trajneri i bluzinjve Nikolin Çoçlli qan rast e humbura nga të tijtë dhe gjykimin e kryesorit Erjon Bastari.

Coclli-Nikolin-trajneri-i-Partizanit

“Është për të ardhur keq, teksa krijon raste shënimi dhe nuk shënon. Këtu qëndron dhe diferenca mes kualiteteve e mungesës së përvojës. Ka dy profile skuadrash. Ka skuadër grupi dhe skuadër që mbështet te lideri. Luftëtari bën pjesë në skuadrën e grupit. Krijuam raste më shumë se katër herë, por nuk u treguam efikasë. Kukësi, me përjashtim të traversës dhe ndonjë rasti tjetër, nuk bëri më shumë se skuadra jonë, por kualitetet e tij na rrezikuan në dy apo tri momente. Luftëtari është skuadër grupi dhe funksionon si e tillë. I mungon lojtari gol. Na mungon përvoja, na mungon eksperienca. Megjithatë, unë i falënderoj lojtarët për shpirtin e garës. Lojtarëve para ndeshjes dhe në ditët e përgatitjes u kam transmetuar ruajtje qetësie dhe shpirt gare në fushë. Këto kërkesa futbollistët e mi i zbatuan me përpikëri dhe për këtë i falënderoj”, u shpreh fillimisht Çoçlli.

Coclli

GJYKIMI – Trajneri foli edhe për atë që ndodhi në fushën e lojës dhe veprimet e gjyqtarit Bastari. “Nuk dua të merrem me gjykimin dhe për këtë pjesë. Nuk dua të flas. Megjithatë, është për të ardhur keq, kur një tifozëri e tërë mbetet e befasuar dhe traumatizuar nga të tilla gjykime. Megjithatë, për të gjithë arbitrat kam një mesash: ‘Të gjykojnë ndershmërisht. Nëse nuk e bëjnë dot këtë gjë, mirë është të dorëzojnë bilbilin’”, përfundoi Çoçlli.

Kukesi-Luftetari 0-0

PËRGATITJET – Luftëtari s’ka kohë për të humbur, teksa bëhet fjalë për transfertën me 24 herë kampionët e vendit, Tiranën. Në seancën stërvitore të ditës së djeshme, dyshja teknike Çoçlli-Novi janë mjaftuar me ushtrime aerobike dhe pak lojë me top. Luftëtarit në ndeshjen me Tiranën i rikthehet mbrojtësi Aurel Demo pas skualifikimit. Franc Lala dhe Eraldo Hyseni janë dy lojtarët e dëmtuar javë më parë dhe me gjasa priten të jenë të gatshëm për ndeshjen me Tiranën. Jurgen Dushkaj, mbrojtësi i linjës së majtë, u mendua se pësoi dëmtim të rëndë në ndeshjen me Kukësin. Burime pranë stafit mjekësor konfirmojnë se bëhet fjalë për lodhje muskulore, asgjë më shumë.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"