Çobani: Lushnja e do futbollin, gjyqtarët po boshatisin stadiumet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2018 | 15:45

Çobani: Lushnja e do futbollin, gjyqtarët po boshatisin stadiumet

Koordinatori i klubit lushnjar, Artur Çobani, ka shpërthyer pas ndeshjes kundër gjyqtarëve. “Ishte një ndeshje e bukur, ku të dyja skuadrat dhuruan gjithçka në fushën e lojës.

Cobani

Bukurinë ia prishin gjithmonë këto gjykime joprofesionale. Nuk është puna se dua ta quaj të njëanshëm apo të ndikuar. Dua të lavdëroj publikun. Skuadra e vendit të fundit mbush stadiumin sepse Lushnja e do futbollin.

Artur Cobani

Duartrokasin Gjirokastrën dhe mbështesin skuadrën e tyre, ndërsa arbitri ndalon lojën për të nxjerrë tifozët jashtë. Por, a mund të bëhet kjo? A mund të bëhet një ndeshje  futbolli pa tifozë? Ndeshjen e shëmtoi Meta, që unë nuk e di se çfarë lloj gjyqtari mund të jetë”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"