Çmontohet treshja e sulmit të ëndrrave, lojtari i Liverpulit mund të largohet në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2022 | 14:55


Çmontohet treshja e sulmit të ëndrrave, lojtari i Liverpulit mund të largohet në janar

Treshja e ëndrrave e sulmit të Liverpulit, Salah-Firmino-Mane, mund të shndërrohet shumë shpejt në një kujtim në “Anfield”.

FIRMINO 1

Me largimin e senegalezit drejt Bajernit dhe egjiptianin në skadencë kontrate në 2023-shin pa asnjë shpresë rinovimi, edhe Roberto Firminon mund ta shohim shumë shpejtë larg Liverpulit, sipas ish-mesfushorit të “Reds”-ave, Stjuart Dauning.

Klop ka transferuar Luis Diazin dhe Darvin Nunjezin për të zbutur tranzicionin në sulmin e tij, ndërsa sulmuesi brazilian duket se e ka humbur shkëlqimin e tij sezonin e fundit.

“Roberto nuk luajti aq sa do të kishte dashur. Nga titullar u kthye në një rezervë. Ky është cikli i futbollit. Diogo Zhota erdhi dhe i surprizoi të gjithë. Unë pres që Darvini të shkëlqejë, ndërsa Firminon e shoh zëvendësuesin e tij.

Nëse ata arrijnë ta kthejnë Bobin në formën e disa sezoneve më parë, do të jetë një tjetër dimension për Liverpulin, por ndoshta ky do të jetë viti i fundit i tij në Liverpul, ose ndoshta largohet që në janar”, tha Dauning.

PANORAMASPORT.AL