Çmimet në stratosferë, shikoni sa kushton një biletë për ndeshjen Roma-Liverpul

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2018 | 15:43

Çmimet në stratosferë, shikoni sa kushton një biletë për ndeshjen Roma-Liverpul

Ethet e Roma-Liverpul kanë përfshirë të gjithë tifozët verdhekuq, por në të njëjtën kohë ky është edhe eventi ku ata që kanë pasur fatin që të përvetësojnë disa bileta, të bëhen të pasur.

tifosi della roma

Nëse biletat për këtë takim kanë variuar nga 65 (“Curva Sud”) deri në 85 euro (tribunat anësore) apo edhe 160-200 euro tribunat kryesore, tashmë në “tregun e zi”, çmimet janë ngjitur në stratosferë, sepse ka shumë tifozë që po shesin biletat e tyre nga 1500 deri në 3500 euro dhe kërkesat  vazhdojnë të jenë të shumta, edhe pse me këto çmime të çmendura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"