Çmimet e biletave me Italinë dhe Lihtenshtejnin, si manovron FSHF-ja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2017 | 20:15

Çmimet e biletave me Italinë dhe Lihtenshtejnin, si manovron FSHF-ja

Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e radhës të Kombëtares kundër Lihtenshtejnit. FSHF ka bërë publik edhe çmimin që duhet paguar për të ndjekur nga afër takimin e radhës kualifikues, që do të luhet në “Elbasan Arena”, ashtu siç kishte njoftuar më parë “Panorama Sport”.

Dyndje ne Elbasan ARena

Dje, me anë të një njoftimi nga zyra për shtyp, institucioni i futbollit ka bërë me dije edhe aspektin e marketingut, që ka të bëjë me përballjen e radhës dhe atë ndaj Italisë. Për këtë të fundit, interesimi pritet që të jetë maksimal sa i përket kapacitetit të stadiumit “Loro Boriçi”, ku edhe do të luhet në muajin tetor.

MANOVRAT

FSHF ka bërë me dije se gjatë javës së parë të prenotimit të biletave, përballja me Lihtenshtejnit mund të shihet me një zbritje prej 20% të çmimit. Gjithashtu, institucioni i futbollit ka krijuar mundësinë që të mund të prenotohet edhe për Italinë, së bashku me ndeshjen e radhës. Mirëpo, çmimi për të ndjekur axurrët do të jetë i plotë. Së treti, promocioni i FSHF-së me biletat ka të bëjë me ata që do të blejnë një të tillë, do të kenë çmime më të favorshme në dyqanin zyrtar të institucionit të futbollit në vend.

biletat

ÇMIMET

FSHF ka publikuar çmimet se sa do të kushtojë për të ndjekur ndeshjen e 2 shtatorit kundër Lihtenshtejnit në Elbasan dhe ajo ndaj Italisë, në muajin tetor në Shkodër. Për dy ndeshjet e mbetura kualifikuese të këtij edicioni, të cilat do të lihen në vendin tonë, pagesa varion nga 1 mijë lekë të rinj deri në dhjetë mijë lekë të rinj.

biletat1

Për sfidën e shtatorit, tifozët që prenotojnë ose blejnë një biletë në javën e parë, përfitojnë zbritjen e çmimit me 20%. Kuqezinjtë kanë për të luajtur edhe katër ndeshje në këto kualifikueseve, kundër Lihtenshtejnit, Maqedonisë, Italisë dhe Spanjës.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"