Çmimet e biletave dhe ndarjet e tifozëve, FSHF publikon detajet e finales së Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2017 | 11:49

Çmimet e biletave dhe ndarjet e tifozëve, FSHF publikon detajet e finales së Kupës

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj çmimet e biletave dhe si do të ndahen tifozët në tribunat e stadiumit “Elbasan Arena” ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Tiranës.

Kupa e Shqiperise

Çmimet më të lira për ndeshjen e 31 majit, që mbyll sezonin futbollsitik në Shqipëri, do të jenë ato të tribunave pas porte, ndërsa biletat në tribunën qendrore arrijnë deri në 3 mijë lekë.

elbasan arena

Njoftimi i FSHF-së

Dalin në shitje biletat për Finalen e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Tirana. Kjo finale do të zhvillohet në datën 31 maj ora 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Federata Shqiptare e Futbollit publikon çmimet e biletave për këtë ndeshje:

Tribuna VIP                                         3000 lekë

Tribuna B2, B3, B4,A3                        2000 lekë

Tribuna A1,B1,A4,B5                          1000 lekë

Tribuna E,F,D                                      500 lekë

Tribuna C1,C2,C3,G1,G2,G3              300 lekë

Biletat do të shiten në sportelet pranë stadiumit në Elbasan, pranë stadiumit “Selman Stërmasi” Tiranë dhe pranë stadiumit në Korçë. Gjithashtu, dëshirojmë të informojmë të gjithë tifozët se ndarja e zonave të tifozerive do të jetë si më poshtë:

Tifozeria e KF Skënderbeu do të vendoset në tribunat: A1, A2, B1, B2 dhe G1, G2, G3

Tifozeria e KF Tirana do të vendoset në tribunat: A3, A4, B4, B5 dhe C1, C2, C3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"