Çmime rekord/ Arsenali shet yjet, por tifozët paguajnë më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2018 | 22:33

Çmime rekord/ Arsenali shet yjet, por tifozët paguajnë më shumë

Tifozët e Arsenalit paguajnë për të ndjekur skuadrën e tyre më shumë se çdokush tjetër në planet. Një raport i fundit i UEFA-s zbulon se “topçinjtë” fitojnë prej tifozëve më shumë se çdo klub tjetër në Europë.

Arsenal

Për të ndjekur një ndeshje të skuadrës së tyre të zemrës, atyre u duhet të paguajnë 74.09 paund për ndeshje. Dhe me një klub që nuk e fiton titullin kampion prej vitit 2004 dhe shet rregullisht yjet e tij, tifozët kanë nisur të pyesin veten nëse ia vlen të paguajnë ende biletën më të shtrenjtë në Europë?

Sa paguajne

UEFA ka përpiluar edhe raportin e përfitimeve të menaxherëve në 5 vitet e fundit. Dhe komisionet që agjentët kanë përfituar prej vitit 2013 nga transferimet e lojtarëve të tyre, kanë shënuar shifrën rekord të 2.5 miliardë paundëve. Nga 2013-2017 në Europë janë shpenzuar 19 miliardë paund, 13% prej të cilave kanë qenë komisioni i menaxherëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"