Çmenduria e tifozit serb, 1600 kilometra me biçikletë për të ndjekur Partizanin në Elbasan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2017 | 19:01

Çmenduria e tifozit serb, 1600 kilometra me biçikletë për të ndjekur Partizanin në Elbasan

Dragan Sibaliç është një ndër tifozët e “çmendur” të Partizanit të Beogradit që e ndjek skuadrën e tij në çdo ndeshje, por me një ndryshim të madh. Ai nuk preferon të udhëtojë me avion apo me autobus por udhëton me biçikletë.

Tifozi serb

Nëpërmjet një postimi ne “Facebook”, tifozi serb e ka konfirmuar se do te jetë prezent edhe në “Elbasan Arena” në sfidën ndaj Skënderbeut e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Serbi

 

Sibaliç u nis ditën e martë nga vendlindja e tij, Kraljeva për t’u ndalur në qytezën e Rtanj, ku Partizani zhvilloi këtë të mërkurë ndeshjen e vlefshme për Kupën e Serbisë duke fituar me rezultatin 3-0. Më pas, skuadra me autobus dhe Sibaliç me biçikletë do të udhëtojnë më në jug, ku të dielën luhet ndeshja e kampionatit me Radnik.

Ciklisti serb
Pas kësaj ndeshje, Dragan do të kalojë në Vranje, për të hyrë më pas në Maqedoni përmes Kumanovës, e për të ndjekur itinerarin drejt Tetovës, Ohrit, të kalojë Qafë-Thanën dhe të mbërrijë në Elbasan për ndeshjen ndaj Skënderbeut që luhet më 19 tetor. Tifozi serb ka deklaruar se edhe kthimin do ta bëjë me biçikletë, nëse kjo realizohet, atëherë në total ai do të përshkojë plot 1600 kilometra.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"