Çmenduria e tifozit, rrezikon jetën për të ndjekur Bajernin. Policia tenton ta arrestojë, por arratiset

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 3, 2020 | 18:22


Çmenduria e tifozit, rrezikon jetën për të ndjekur Bajernin. Policia tenton ta arrestojë, por arratiset

Qëndrimi i gjatë larg stadiumeve duket se po detyron tifozët që të bëjnë gjëra të rrezikshme. Ndaj, gjithnjë e më shumë po shtohen veprimet e çuditshme të ultrasve të cilët po mundohen të ndjekin qoftë edhe miqësoret e ekipit të tyre të zemrës. Bajerni është kthyer në një shënjestër të preferuar këto ditë në Gjermani meqë po vazhdon përgatitjet për Ligën e Kampioneve.

bayern

Skuadra bavareze dje në mëngjes zhvilloi një ndeshje kontrolli brenda grupit me ekipin U-19, me tri pjesë loje nga 20 minuta. Askush nuk duhej ta shikonte këtë takim, ndaj u luajt në një fushë stërvitore tjetër, jo në qendrën bavareze, e cila ka pasur në të kaluarën probleme me tifozët që grumbulloheshin pranë mureve rrethuese.

Gjithsesi, ata nuk arritën t’i shpëtonin një tifozi, i cili e ndoqi sfidën nga një pozicion i rrezikshëm. Ai kishte hipur në majë të një gardhi 6-metërsh të lartë dhe arriti të shihte atë që po ndodhte në miqësore. Bavarezët u alarmuan, sepse ai po rrezikonte seriozisht jetën dhe i kërkuan të zbriste por tifozi refuzoi.

FC Bayern Muenchen v Eintracht Frankfurt - Bundesliga

Duke parë situatën, u njoftua policia dhe dy pjesëtarë të forcave të rendit vrapuan që ta arrestonin atë, ndonëse nuk arritën ta kapnin pasi tifozi u arratis me shpejtësi. Gjithsesi, forcat e rendit ndaluan dy miq të tij që po e prisnin poshtë gardhit, duke zbuluar identitetin dhe nisën një procedim penal ndaj ultrasit bavarez.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com