Çmenduria e radhës, Reali pranë akordit me Ibrahimoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 14:08

Çmenduria e radhës, Reali pranë akordit me Ibrahimoviç

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat e huaja, kryesisht ato spanjolle. Bëhet fjalë për sulmuesin suedez Zllatan Ibrahimoviç, për të cilin është duke u interesuar Reali i Madridit.

Real-Madrid-Zlatan-Ibrahimovic-Cristiano-Ronaldo-1034735

Lajmi u bë publik nga gazetari spanjoll, Manolo Lama, i cili në emisionin “Tiempo de Juego”, tregoi se Ibra është i kërkuara nga madrilenët për të siguruar golat.

“Reali i Madridit është në kërkim të një sulmuesi dhe po studion nënshkrimin me Ibrahimoviѯ në janar”, u shpreh Lama. Suedezi po kalon një moment të mirë te skuadra e LA Galaksi në MSL dhe transferimi në Madrid mund të zgjidhte problemin e golave te skuadra e Lopeteguit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"