Sakrifica e çmendur e gjyqtarit shqiptar në Gjermani: Duhet të udhëtoj 800 kilometra me makinë për të shkuar në ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2020 | 0:11

Sakrifica e çmendur e gjyqtarit shqiptar në Gjermani: Duhet të udhëtoj 800 kilometra me makinë për të shkuar në ndeshje

Me emigrimin që po rritet çdo ditë e më shumë, Shqipëria tashmë ka “humbur” edhe gjyqtarin më të mirë të basketbollit. Gentian Cici, arbitri i FIBA-s, është zhvendosur drejt Gjermanisë dhe është pjesë e Bundesligë. Në një prononcim për “Fan Zone”, ai tregoi se ashtu basketolli do të rifillojë në datën 6 qershor teksa do të zhvilloht vetëm në Mynih. Cici rrëfehu edhe masat rigoroze e marra nga shteti gjerman teksa u shpreh.

gentian-cici

“9 muaj përpara vendosëm që të vinim në Gjermani. I bëra kërkesë federatës gjermane dhe jam pjesë e këtij kampionati dhe gjithashtu edhe arbitër i FIFA-s. Ambientohesh kollaj, problem i vetëm është gjuha, por jam mirë. Futbolli ka filluar prej javësh. Basketbolli fillon zyrtarisht në 6 qershor në Gjermani. Do të jetë vendi i parë që do të rifillojë baskesketbollin. Kampionati do të luhet vetëm në një vend, vetëm në Mynih. Do të jem edhe unë për të arbitruar.

Në Shqipëri e mira do ishte që fituesit të përcaktoheshin në parket. Thjesht duhet një procedurë rigoroze e higjienës. Në Gjermani masat janë shumë rigoroze. Unë duhet të udhëtoj rreth 800 kilometra me makinë. Nuk ka aviona apo trena. Do të kryej 2 teste, një këtu në Hamburg, një 2 ditë para rifillimit të kampionatit. Nuk do të ketë asnjë kontakt me njerëz të jashtëm.

Basketbolli është sport kontakti. Lojtarët do t’i nënshtrohen të njëjtave procedurave. Nuk ke si e mbron lojtarin në basketboll pa pasur kontakt. Është e pamundur. Të gjithë edhe ekipet do të jenë të izoluara. Në zonën e fushës ka një perimetër sigurie. Nëse topi del jashtë 2 metër, ai do lihet dhe do merret një top tjetër i higjienizuar. Janë aq rigoroze masat sa është shumë e vështirë të ketë të infektuar. Kampionati nuk do të ndërpritet edhe nëse del ndonjë lojtar pozitiv.

Unë pothuajse i kam arritur të gjitha në karrierën time. Më mungojnë vetëm Lojërat Olimpike. Dua të marr pjesë atje, edhe po nuk mora pjesë nuk është në fundi i botës. Liga e Basketbollit në Gjermani është një nga 5 më të fortat në botë.

Publiciteti i lojtarëve shqiptarë nuk bëhet sicc duhet. Ata fare mirë mund të luanin në Ligat Europiane. Duhet të veccoj, Ermal Kuqon, Gerti Shimën, Emir Bilalin etj”, u shpreh Cici.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"