Çmenduria e futbollistit të Interit, është aktivizuar 8 ndeshje pa pushuar kurrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 16:34

Çmenduria e futbollistit të Interit, është aktivizuar 8 ndeshje pa pushuar kurrë

Pas Interit, kombëtarja. Fillimisht goli vendimtar kundër Veronës me fanellën zikaltër, pastaj dy asiste për golat e Açerbit dhe Belotit ndaj Bosnjës. 

barela

Nuk u ndal këtu Nikolo Barela, pasi shënoi emrin e tij edhe në fitoren historike të Italisë 9-1 kundër Armenisë, duke shënuar gol. Mesfushori italian është duke kaluar një moment të artë dhe në dhjetë ditë është konfirmuar i paprekshëm si nga Konte ashtu edhe nga Roberto Mançini.

inter barela

Ka luajtur të gjitha ndeshjet nga 15 tetori i muajit të kaluar: Sasuolo, Dortmund, Parma, Bresha, Bolonja, Dortmund dhe Verona. Duke përfshirë këtu edhe dy ndeshjet me kombëtaren janë 8 dhe bëjnë 720 minuta në total, duke mos e ndalur frymën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"