“Çmenduria” e fitoreve me 8 gola, shikoni çfarë bën Bajerni me të rinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 16:18

“Çmenduria” e fitoreve me 8 gola, shikoni çfarë bën Bajerni me të rinjtë

Duket se te Bajerni është bërë si traditë fitorja e ndeshjeve me 8 gola. Mjafton të kujtojmë këtu, triumfin e bavarezëve ndaj Barcelonës në Ligën e Kampioneve, fitoren 8-0 ndaj Shalkes ditën e djeshme në ndeshjen e parë të kampionatit.

U19 FC Schalke 04 v U19 FC Bayern Muenchen - German Championship Semi Final

Megjithatë pas nuk mbetet as skuadra e të rinjve të Bajernit. 19-vjeçarët bavarezë, kanë fituar ditën e sotme me rezultatin 8-0 ndaj moshatarëve të Ulm, në kampionatin e të rinjve, ku ditën e sotme u zhvillua edhe ndeshja e parë.

Tashmë gjermanët e kanë bërë rrugë fitoren me 8 gola, teksa duket se në gjurmët e tyre kanë nisur të ecin edhe të rinjtë, që ndjekin hapat e të mëdhenjve dhe ëndrra e tyre është që një ditë të jenë pjesë e ekipit të parë. Një çmenduri më vete kjo e fitoreve me 8 gola te Bajerni!

bandicam 2020-09-20 16-17-48-699

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"