Çmenduria e Çelsit, gati 60 milionë euro për yllin e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 30, 2020 | 18:05


Çmenduria e Çelsit, gati 60 milionë euro për yllin e Milanit

Ky duket se do të jetë sezoni i fundit i Xhanluixhi Donarumës. Me apo pa pezullimin e Serisë A. Portieri ka ende një vit kontratë me kuqezinjtë, por duke parë vështirësitë për rinovimin e akordit me shumë gjasa ai do të largohet. Sipas “Daily Mail”, nga Anglia ka mbërritur oferta e pa rezistueshme për 21 vjeçarin.

Donaruma

Sipas gazetës britanike, Çelsi është gati të largojë Kepan, për t’i bërë vend italianit, i cili në rast transferimi do të përfitonte 8 milionë euro në sezon. Të njëjtën shumë mësohet se Raiola do t’ia kërkonte edhe Milanit, por mungesa e rinovimit e për më tepër politika milaniste për rroga deri në 2 milionë euro në vit, ka bërë që klubi ti hapë dyert transferimit të portierit.

Nga Londra thuhet se do të mbërrijë edhe një propozim i majmë për “Djallin” që do të arkëtojë 60 milionë euro nga shitja e kartonit të Xhixhos. Këto para do të ishin oksigjen për arkat e Milanit që mes problemeve ekonomike dhe pasojave të “Coronavirus” ankon mungesë likuiditeti, të cilën nuk do ta rregullonte as një kualifikim në Europë i ekipit të Piolit.

milani

Në këtë situatë Donaruma është një nga lojtarët e duhur për të përmirësuar bilancin, në mos i vetmi, pas interes ka edhe për të tjerë bashkëlojtarë të tij, të cilët mund të shiten vetëm për oferta vërtetë të majme.

REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com