Çmenduria e Çelsit, Enzo Fernandez blerja më e shtrenjtë! Argjentinasi thyen rekordin e lojtarit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 11:17

Çmenduria e Çelsit, Enzo Fernandez blerja më e shtrenjtë! Argjentinasi thyen rekordin e lojtarit…

Transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit britanik ka ardhur në limitet e kohës së rënies së gongut. Enzo Fernandez është bërë një futbollist i Çelsit, kur në fund të 24 orëve bisedimeve intensive, Benfika dhe blutë e Londrës arritën të gjejnë më në fund marrëveshjen për mënyrën e pagesës së klauzolës së lojtarit (105 milionë paund/120 milionë euro).

-640-0-1675248642xfn3-s0bwqaejrsw-633

Transferimi iu afrua dështimit në më shumë e një rast, për shkak të modalitetit të pagesës. Anglezët këmbëngulnin të paguanin në 6 këste për 5 vite, por portugezët i qëndronin fortë strukturës së tri kësteve në mbi dy vite. Ky ishte ngërçi që mbajti për orë të tëra të bllokuara bisedimet për transferimin e mesfushorit argjentinas, duke hedhur hipotezën e një transferimi të mundshëm të tij edhe në merkaton e verës. Për arsye kohe, 22-vjeçari vendosi që të mos fluturonte drejt Londrës për t’i kaluar vizitat mjekësore atje, por i kreu ato në spitalin e Lisbonës. Presidenti i Benfikës, Rui Kosta dhe trajneri Roxher Shmid, kritikuan shpesh qasjen e Çelsit për Fernandizin gjatë këtyre javëve.

Ky transferim thyen rekordin e transferimit më të shtrenjtë të një futbollisti në Britani, i cili u vendos me transferimin e Xhek Grilishit nga Aston Vila te Mançester Siti në vitin 2021. Fernandez u transferua te Benfika vetëm në korrik nga argjentinasit e River Plejtit. Ai regjistroi 17 prezenca me klubin, ndërsa shkëlqeu edhe me kombëtaren në Botërorin e Katarit, ku triumfoi dhe u shpall edhe lojtari i ri më i mirë i turneut. Me mbylljen e këtij operacioni, Çelsi u konfirmua mbretëresha e merkatos jo vetëm në Angli, por në të gjithë Europën, ndërsa shpenzoi mbi 300 milionë paund vetëm këtë muaj, ndërsa në total, që kur pronari Tod Bohli erdhi në krye të klubit verën e shkuar, ka investuar shifrën e 600 milionë paundëve.

3

36

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"