“Çmenduri” në merkato, Bajerni ka gati 100 milionë euro për futbollistin e Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2018 | 22:21

“Çmenduri” në merkato, Bajerni ka gati 100 milionë euro për futbollistin e Juventusit

D rejtuesit bavarezë po përgatiten për sezonin e ardhshëm pas dështimit në Champions ndaj Realit. Skuadra ka nevojë për lojtarë të rinj për të ndërruar imazhin. Goditja e madhe pritet të bëhet në Torino ku bavarezët, sipas disa zërave, po përgatiten të paraqesin një ofertë prej 100 milionë eurosh për argjentinasin Paulo Dibala.

dibala-3

Lojtari duket se nuk është më në planet e trajnerit Alegri, që në ndeshjet e fundit ka preferuar të aktivizojë Manxukiçin përpara tij. Hënes dhe Rumenige e pëlqejnë sulmuesin dhe duan ta bëjnë për vete. Por Bajerni duket se do të jetë ndryshe nën drejtimin e Niko Kovaç, trajneri kroat do të kërkojë nga drejtuesit disa largime dhe afrime.

Dibala dhe Higuain

MBROJTA- Në repartin defensiv nuk do të ketë shumë ndryshime, duke filluar nga porta pritet të konfirmohen Nojer dhe Ulraish. Joshua Kimish dhe Mats Humels do të jenë shtylla e repartit. Boateng dhe Alaba priten të konfirmohen sepse të dy kanë shprehur dëshirën për t’u larguar nga Bajerni. Rafinja duket se mund të qëndrojë edhe për një sezon. Zyle është i konfirmuar së bashku me Lukas Mai, talentin nga akademia bavareze.

MESFUSHA- Është reparti më i mbipopulluar në skuadër. Vidal, Rudy, Hames, Martinez, Tiago, Toliso. Të sigurt për momentin janë vetëm kolumbiani dhe spanjolli. Toliso gjithashtu. Me ardhjen e Goreckës nga Shalke do të ketë shumë pak vend për Vidal, që është operuar në javët e fundit. Kiliani ka në disfavor moshën e madhe. Rudy pritet të shitet brenda Gjermanisë, por nuk përjashtohet edhe një largim jashtë vendit nëse vjen një ofertë e mirë. Martinez është në udhëkryq dhe mund të rikthehet në vendlindje.

mats-hummels-thomas-muller-bayern-munich-1718_3ik3jicngrg1m27at9lzgqbs

Sulmi- Levandovski rrezikon të largohet nga klubi, kjo dhe për formën e dobët të shfaqur në dy ndeshjet e Champions-it ndaj Realit.

Polaku mund të përfundojë në Madrid, ashtu siç është përfolur shumë në këto 4 muajt e fundit. Myler është i konfirmuar, së bashku me Roben dhe Riberinë që nuk priten të largohen, pasi u është dhënë fjala nga drejtuesit për një rinovim edhe për një sezon në Mynih. Ndërkohë, pritet të vijë Gnarbi i huazuar te Hofenhaimi dhe gjithashtu blerja e re, zëvendësuesi i Levandovskit. Vagner pritet të rikthehet në Hofehaim.

LEVANDOVSKI

Koman do të luajë aty ku e la përpara se të pësonte dëmtimin, në krahun e majtë të sulmit, dhe pse mund të kemi një kalim në të djathtin për t’i lën vend Gnarbit. Merkato ende s’ka filluar, por në Mynih po projektohet një Bajern fitues dhe konkurrues për të gjitha kompeticionet. Skuadra duhet të rikthehet në majat e Europës dhe kjo fillon nga korriku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"