Çmenduri në Botërorin e Rusisë, ja sa do paguhet Murinjo për një dalje në televizion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2018 | 14:24

Çmenduri në Botërorin e Rusisë, ja sa do paguhet Murinjo për një dalje në televizion

Botërori Rusi 2018 ka për të qenë ngjarja më e madhe futbollistike e vitit. Dhe këtë gjë e dinë mirë edhe televizionet, prandaj kërkojnë që të kenë analistë sa më të specializuar dhe me famë në studio e tyre sportive përgjatë periudhës 14 qershor-15 korrik (koha që do të zgjasë Botërori).

hoze murinjo

Televizioni rus “RT” ka nënshkruar një kontratë faraonike me trajnerin portugez, Hoze Murinjo, për ta pasur në studio si analist të ndeshjeve.

Mediat angleze bëjnë me dije se “Speciali” do të paguhet me një shifër rekord. Ai do të përfitojë 400 mijë stërlina për një dalje. Gjithsej është planifikuar të dalë katër herë, pra i bie në 1.6 milionë stërlina.

murinjo

Murinjo u shpreh i kënaqur pas arritjes së kësaj marveshjeje – “Jam shumë i kënaqur që marr pjesë në “Rusi 2018”, edhe pse jo si trajner. Po pres me padurim ta nis këtë eksperiencë. Do të jetë dëfryese dhe entuziazmuese të jap opinionin tim mbi ndeshjet dhe skuadrat pjesëmarrëse”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"