“Çmenduri” në baste, ja koeficientët e frikshëm te ndeshja e Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 13:30

“Çmenduri” në baste, ja koeficientët e frikshëm te ndeshja e Luftëtarit

Hije të forta trukimi në Luftëtari-Ventspils 3-3. Ajo e djeshmja nuk ishte një ndeshje normale në “gjuhën” e basteve ose më saktë, lëvizjeve të frikshme të koeficientëve deri në absurd. Në fund konkludoi me një rrjedhë logjike të asaj që lojtarët po bënin në fushë. Aktorë të vërtetë, por mbi të gjitha shumë të shëmtuar kur shikon golin e tretë, që nuk ka aspak nevojë për koment.

37395354_10212633735419412_1576511400044396544_n

Që para se Luftëtari të shënonte golin e parë me penallti përmes Shkurtajt, kompanitë e basteve në Europë nisën luhatjet e kuotave jashtë çdo logjike. Kulmi arriti në minutën e 40-të, kur në vend që të kishte një ecuri krejt normale në kuotim, pasi Luftëtari po udhëhiqte 1-0, goli i radhës i letonezëve shkoi deri në 1.2. Dhe ndodhi ajo që pritej, Ventspils shënoi, por nuk mjaftoi me kaq. Thuajse i njëjti koeficient u mbajt edhe pas minutës së 40-të dhe sigurisht në fushë u konkretizua me golin e avantazhit të letonezëve dhe gjithçka për pjesën e parë u mbyll me shifrat 1-2.

37357025_10212633741819572_169640350514675712_n

PJESA E DYTË – Lëvizjet e koeficientëve vijuan të ishin me një luhatje të pabesueshme në pjesën e dytë, aq sa kompania e famshme e basteve, “Bet365”, u detyrua të hiqte çdo kuotim nga minuta e 54-t deri në të 64-ën, kur dhe Luftëtari shënoi dy gola të shpejtë. Në minutën e 64-t, kur rezultati ishte 3-2 për gjirokastritët, që shënonte golin e radhës Ventspils koeficienti ishte vetëm 1.36. Ndërsa çuditërisht, që Luftëtari shënonte golin e katërt për 4-2, koeficienti ishte plot 12. E pabesueshme, për më tepër në një ndeshje që Ventspil kishte mbaruar punë me kualifikimin.

c9194d02-d28e-4d4d-9dd9-e293115ecdea

Por, ndodhi që ajo parashikohej dhe drama e madhe ishte në minutat e fundit. Në minutën e 90-të, që shënon Ventspils, koeficienti shkoi 1.83, diçka absurde për faktin se në këtë moment të lojës, aq më tepër kur rezultati është 3-2, udhëtuesi duhet ta ketë shumë më lartë. Absurditeti shkonte deri aty, saqë për Luftëtarin goli ishte mollë e ndaluar, madje me një koeficient 29 kur rezultati ishte 3-2. Kësisoj, shtesa prodhoi skenën e turpshme dhe Ventspils shenoi.

Barazimi 3-3 me siguri ka mbushur xhepat e atyre që e kanë goditur çmendurisht në kompanitë e basteve këtë takim, duke çorientuar edhe këto të fundit me luhatje të papara gjatë lojës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"